Forumet dhe Samitet

GLOBAL UBT FEST 2020

Forumet dhe Samitet

Forumet dhe samitet janë organizuar në kuadër të International UBT Fest 2020 me qëllim për të bashkuar njerëzit dhe për të eksploruar tema të veçanta. Në këto forume/samite pjesëmarrësit mund të mësojnë shumë nga ekspertiza e prezentuesve, të ndajnë me të tjerët idetë e tyre mbi çështjet e shtjelluara, dhe të diskutojnë mbi trendet më të fundit në fusha të ndryshme.

Forumet

Shkenctarët në ngritje

Benefitet dhe sfidat e te qenit studiues i doktoratures jashte vendit

Gjate ketij diskutimi, 6 studente te doktoratures dhe post-doktoratures do te diskutojne rreth udhetimit te tyre te studimeve. Ata do te prekin tema te ndryshme siç jane: si e patën mundësinë qe te gjejnë nje pozite per PhD jashtë vendit; cilat janë benefitet e te studiuarit per doktorature jashtë Kosoves; cilat janë sfidat e kësaj; si dhe çka do t’i këshillonin ata te rinjtë te cilët duan te kryejnë doktoraturen ne te ardhmen. Ky diskutim do te perfundoje me nje sesion te pyetjeve dhe përgjigjeve ku te gjithë pjesëmarrësit janë te inkurajuar te parashtrojnë pyetjet e tyre.

05/08/2020 2:00 pm Agjenda
Shkenca Politike

Debat

Ky forum do të përbëhet nga debate që trajtojnë temat që janë diskutuar gjatë Akademisë Verore Ndërkombëtare të titulluar “Përballja me lajmet e rreme si kërcënim hibrid”

Sporti, Shëndeti dhe Shoqëria

Forum Shkencor

Gjatë Forumit do të diskutohen disa tema duke filluar nga:

– Shëndeti, plakja dhe mënyra e jetesës – Vërejtje të përgjithshme

– Sporti dhe Aktiviteti Fizik

– Mjekësia e Shëndetit dhe Sportit

– Sportet individuale dhe ekipore

– Trajnimi, Stërvitja dhe Performance

28/07/2020 Agjenda
Juridik

Dita e Seminareve (akademike dhe praktike)

Një përshkrim në lidhje me forumin e planifikuar nga ky fakultet do të jipet së shpejti.

Edukim dhe Zhvillim

Sfidat dhe përfitimet e arsimit online

Për ata që përgatiten të japin mësim online, përspektiva mund të jetë sa tërheqëse po aq edhe shqetësuese. Shumë mësimdhënës kanë dhënë tashmë mësim online dhe kanë shumë për të ndarë nga përvoja e tyre. Ky forum do të përfshijë diskutimin mbi disa nga përfitimet dhe sfidat që mësimdhënësit raportojnë shpesh kur japin mësim në mënyrë virutale.

08/07/2020 Agjenda
Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë)

Ndikimi i Pandemisë në Inxhinierinë e Ndërtimit

Projektet e ndërtimit dhe inxhinierisë në të gjithë botën po ndikohen nga pandemia COVID-19 në mënyra të shumta, dhe shumë projekte janë ndalur. Si po menaxhohen këto sfida të thella?

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

Rimendimi

Në këtë forum do të bëhet analiza e ndikimit të situatës së fundit në zhvillimin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe potencialet për gjenerimin e zgjidhjeve konform situatave të krijuara në të ardhmen.

Stomatologji

Shëndeti Oral

Shëndeti oral është një nga çelësat kryesorë për të ngrënë dhe për të qenë në gjendje të shijoni ushqimin. Ushqimi është thelbësor për të mbajtur shëndetin fizik dhe forcën për, sidomos tek personat e moshuar. Prandaj, ky forum do të trajtojë këtë temë në mënyrë që të ofrojë këshilla të dobishme që do të rritnin vetëdijen e pjesëmarrësve mbi shëndetin oral dhe lehtësimin e rutinës së përditshme të higjienës orale.

Sistemet e Informacionit

Korniza e vlerësimit të rrezikut të sigurisë së informacionit

Studentët do të diskutojnë dhe zbatojnë mjetet dhe teknikat për matjen e nivelit të sigurisë brenda organizatave. Do të zgjedhim disa studime të rasteve dhe bazuar në to do të zhvillojmë raste të reja së bashku me studentët.

Dizajn i Integruar

Roli i dizajnerit në situatën pas pandemisë COVID19

Pandemia e Koronavirus-it ka ndryshuar gjithçka. Ndikimi i saj në shëndetin global dhe ekonominë ka detyruar organizatat në çdo industri – përfshirë atë tonë – të përkulen dhe evoluojnë, si në kohë reale ashtu edhe në plane afatgjatë. Në këtë koleksion idesh, këshillash, mendimesh dhe strategjish, ne eksplorojmë se cili është roli i dizajnerit për ta bërë botën një vend më të mirë.

Psikologji

Rrjetëzimi dhe mbështetja e kolegëve

Pas përfundimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Psikologjisë, disa nga studentët pjesëmarrës do të përzgjidhen si Grup Përkrahës Bashkëmoshatarësh (Peer Support Group) për të ndarë përvojat dhe shkathësitë e përfituara të natyrës psikologjike dhe për të ofruar përkrahje për kolegët e tyre. Kjo përkrahje do të ofrohet për të gjithë studentët e UBT-së dhe pjesëmarrësit nga institucionet tjera.

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë

COVID-19 dhe ndikimi në bujqësi dhe sigurinë ushqimore

Megjithëse në disa vende përhapja e pandemisë është ngadalësuar dhe rastet janë në rënie, në të tjera, COVID-19 po rishfaqet ose po vazhdon të përhapet shpejtë. Ky është ende një problem global që kërkon një përgjigje globale. Ne e dimë se kjo tronditje është disi e pazakontë pasi prek elementë të rëndësishëm si të furnizimit me ushqim ashtu edhe të kërkesës. Prandaj, ky forum parasheh diskutimin e temave në lidhje me agrikulturën dhe ndikimin e pandemisë në këtë fushë.

Infermieri

Infermieria dhe sfidat e shëndetit pas pandemisë COVID19

Duke pasur parasysh situatën me të cilën po përballet e gjithë bota, në këtë forum do marrin pjesë infermierë të fushave të ndryshme të mjeksisë ku do të diskutohet rreth sfidave që do të shfaqen pas pandemisë COVID19.

20/07/2020 2:00 pm Agjenda
Arti dhe Mediat Dixhitale

Arti dhe Mediat Digjitale

Aplikimi i mediave digjitale, si një praktikë që i takon të tashmës dhe të ardhmës. shihet si diçka tejet e rëndësishme. Digjitalizimi i teknologjisë është i pashmangshëm, prandaj aplikimi i saj është tejet i natyrshëm sot. Prandaj, diskutimi mbi këtë realitet do të ishte mjaft me interes për të gjithë pjesëmarrësit.

27/07/2020 11:00 am Agjenda
Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë

Forum Shkencor

Një përshkrim në lidhje me forumin e planifikuar nga ky fakultet do të jipet së shpejti.

Ndërmarrësia & Inovacioni dhe Ekonomia, Financat, Bankat dhe Sigurimet

Qëndrueshmëria dhe Turizmi

Një nga aktivitetet më të mëdha ekonomike në botë, turizmi, drejton pasuri, punësim dhe zhvillim rajonal. Qëndrueshmëria afatgjatë e industrisë përballet me sfida të rëndësishme. Si pasojë, turizmi dhe qëndrueshmëria do të jenë fokusi kryesor i këtij forumi.

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente

Realizimi i ideve /projekteve në fushë e Energjisë së ripërtritshme

Në forum do të diskutohen idetë e projekteve në fushën e Energjisë së Ripërtritshme nga menaxhmenti i fakultetit Inxhinieri e Eneergjisë Efiçiente (IEE) kurse studentët e interesuar mund të marrin pjesë duke kontribuar me ide/projekte kreative në fushën e Energjisë së Ripërtritshme.

Muzika Moderne, Prodhimi Dixhital dhe Menaxhimi

Art dhe Kulturë

Në forum do të përfshihet diskutimi mbi të rejat në vokal, kompozimi me metoda moderne, industria e muzikës në Kosovë, instrumentet e reja, teknikat e audio miksimit të muzikës etj.

10/07/2020 12:40 pm Agjenda

Fakte dhe shifra për UBT Fest 2020