Ngjarje dhe Argëtim

GLOBAL UBT FEST 2020

Ngjarje dhe Argëtim

Seksioni i Ngjarjeve dhe Argëtimeve i International UBT Fest 2020 përfshijnë aktivitete argëtuese dhe praktike përmes të cilave pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të provojnë argëtim tërheqës me cilësi të lartë dhe aktivitete sfiduese. Disa nga veprimtaritë dhe aktivitetet argëtuese janë renditur më poshtë:   A keni ndonjë ide që mendoni se duhet ta konsiderojmë? Po kërkoni më shumë informacion mbi një ngjarje të veçantë? Na dërgoni me email në summeracademy@ubt-uni.net.

Ngjarjet

Shkenca Politike

Debat

Ky aktivitet do të përbëhet nga debate që trajtojnë temat që janë diskutuar gjatë Akademisë Verore Ndërkombëtare të titulluar “Përballja me lajmet e rreme si kërcënim hibrid”

Sporti, Shëndeti dhe Shoqëria

Debat

Debati do të organizohet në fund të çdo dite, duke përfshirë edhe Forumin së bashku me prezantuesit ndërkombëtarë.

28/07/2020 Agjenda
Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë)

Punëtori Virtuale

Projektet e ndërtimit dhe inxhinierisë në të gjithë botën po ndikohen nga pandemia COVID-19 në mënyra të shumta, dhe shumë projekte janë ndalur. Kjo punëtori do të fokusohet në ndikimin e COVID19 në fushën e ndërtimit.

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

Punëtori Virtuale

Ky është aktiviteti i cili do t’i inkurajojë pjesëmarrësit të mendojnë së bashku dhe të ndajnë ide, të angazhohen dhe të përparojnë në mënyrë bashkëpunuese – edhe nga shtëpia.

Stomatologji

Shëndeti Oral

Shëndeti oral është një nga çelësat kryesorë për të ngrënë dhe për të qenë në gjendje të shijoni ushqimin. Ushqimi është thelbësor për të mbajtur shëndetin fizik dhe forcën për, sidomos tek personat e moshuar. Prandaj, ky aktivitet do të trajtojë këtë temë në mënyrë që të ofrojë këshilla të dobishme që do të rritnin vetëdijen e pjesëmarrësve mbi shëndetin oral dhe lehtësimin e rutinës së përditshme të higjienës orale.

Sistemet e Informacionit

Aplikimi i Vlerësimit të Riskut të Sigurisë së Informacionit në Praktikë

Vlerësimet e rrezikut përdoren për të identifikuar, vlerësuar dhe dhënë përparësi për rreziqet për operacionet organizative dhe asetet që vijnë nga funksionimi dhe përdorimi i sistemeve të informacionit. Prandaj, duke pasur parasysh rëndësinë e vlerësimeve të rrezikut, me anë të mësimit të bazuar në projekte pjesëmarrësit do të mund të zhvillojnë njohuritë e e tyre në këtë fushë.

Dizajn i Integruar

Workshop

Workshop i organizuar në fushën e dizajnit të integruar ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi që në mënyrë praktike të fitojnë njohuri të reja dhe të përmisojnë aftësitë ekzistuese.

Dizajn i Integruar

Debat

Idetë, këshillat, mendimet dhe strategjitë në fushën e Dizajnit të Integruar do të hulumtohen me anë të një debati virtual.

Psikologji

Si ndikon stresi në shëndetin e përgjithshëm?

Pjesëmarrësve në këtë aktivitet do të ju kërkohet të shpalosin idetë e tyre mbi temën “Si ndikon stresi në shëndetin e përgjithshëm”.

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë

Debat

Duke pasur parasysh rëndësinë e shkencës së ushqimit dhe bioteknologjisë ky debat parasheh diskutimin e temave në lidhje me agrikulturën dhe ndikimin e faktorëve të ndryshëm në këtë fushë.

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Kahoot

Kahoot është një platformë mësimore e bazuar në lojë, e përdorur si teknologji arsimore në shkolla dhe institucione të tjera arsimore. “Kahoots”, janë kuize me shumë zgjedhje, të cilat mund të përdoren përmes aplikacionit Kahoot. Kahoot do të përdoret edhe gjatë akademisë verore të organizuar nga ky fakultet për të vlerësuar njohuritë e studentëve.

Farmaci

Jeopardy

A po kërkoni një lojë të shkëlqyeshme me anë të së cilës mund të përsërisni fakte të rëndësishme për një temë të caktuar? Mos shiko më tej! Jeopardy është një formë argëtuese, tërheqëse për të ndihmuar studentët të rishikojnë informacionin e nevojshëm. Bashkohuni me ne dhe le të argëtohemi së bashku!

Ndërmarrësia & Inovacioni dhe Ekonomia, Financat, Bankat dhe Sigurimet

Mësimi i bazuar në projekte

Mësimi i bazuar në projekt është një metodë mësimore në të cilën studentët fitojnë njohuri dhe aftësi duke punuar për një periudhë kohore për të iu përgjigjur një pyetjeje, problemi ose sfide autentike, angazhuese dhe komplekse. Studentët punojnë në grupe dhe ata dalin me produkte të ndryshme përfundimtare.

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente

Debat

Në debat do të diskutohen idetë e projekteve në fushën e Energjisë së Ripërtritshme nga menaxhmenti i fakultetit Inxhinieri e Eneergjisë Efiçiente (IEE) kurse studentët e interesuar mund të marrin pjesë duke kontribuar me idetë e tyre në fushën e Energjisë së Ripërtritshme.

Muzika Moderne, Prodhimi Dixhital dhe Menaxhimi

Virtual Karaoke Party

Lokalet e ndryshme mund të jenë të mbyllura, por kjo nuk duhet të ju ndalojë pjesëmarrjen në një Karaoke Party. Përmes Platformës Virtuale të UBT-së, ne do të krijojmë dhoma private të karaokes të cilat do të jenë të kompletuara me një listë të gjerë këngësh dhe përzgjedhja do të bëhet në bazë të preferencave të studentëve.

10/07/2020 Agjenda
Muzika Moderne, Prodhimi Dixhital dhe Menaxhimi

Luaj instrumente me ne

Ky aktivitet është i përshtatshëm për pjesëmarrësit që kurrë më parë nuk kanë marrë mësime se si të luajnë me një instrument, ose kanë nevojë të i përforcojnë bazat e tyre.

Fakte dhe shifra për UBT Fest 2020