TITLE: QËNDRUESHMËRIA NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË PATUNDSHMËRIVE
Shkolla verore ka për synim që të zhvillojë shkathësi dhe njohuri të përgjithshme rreth menaxhimit dhe vlerësimit të paluajtshmërive, duke u përrqëndruar në qëndrueshmërinë e urbazinizmit, gjegjësisht në urbanizmin e qëndrueshëm në Kosovë.
Pas përfundimit pjesëmarrësit pritet të:
- kuptojnë konceptin e menaxhimit të patundshmërive dhe ndërlidhjen e këtij koncepti me konceptin e qëndrueshmërisë;
- kuptojnë faktorët që ndikojnë në vlerën e paluajtshmërive;
- mësojnë dhe kuptojnë se cilat janë metodat kryesore të vlerësimit të paluajtshërmive;
- kuptojnë konceptin e infrastrukturës së qëndrueshme;
- mësojnë rreth regjistrimit të llojeve të të drejtave pronësore në sistemin (SITK), gjegjësisht Sistemin Informativ të Tokave.;
- mësojnë se cilat janë format e vlerësimit të pronave të specializuara (pompave të benzinës, hoteleve dhe spitaleve private);
- kuptojnë integrimin e konceptit të qyteteve të mençura në menaxhimin e patundshmërive;
- kuptojnë konceptin e ndërtesave të qëndrueshme dhe format e mirëmbajtjes së tyre;
- mësojnë rreth formave të negociimit dhe transakcioneve në paluajtshmëri.
Grupet e synuara:
Studentët që vijnë nga drejtimi i ekonomisë, arkitekturës dhe ndërtimtarisë, apo edhe studentë të diplomuar të këtyre profileve, por që dëshirojnë të dijnë më shumë për aspektet e qëndrueshmërisë në zhvillimin dhe menaxhimin e paluajtshmërive por edhe aspektet të cilat shtojnë vlerë në paluajtshmëri.
Agjendat mund të ndryshojnë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin versionin përfundimtar të agjendës përmes email.