Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Shkencave Politike përbëhet nga 4 nën-degë: shkenca politike, studime të sigurisë, administratë publike dhe menaxhim, dhe siguri kibernetike. Punëtoritë do të udhëhiqen nga ekspertët për secilën nën-degë përmes së cilës studentët mund të zgjerojnë njohuritë e tyre praktike.
Në këtë punëtori mund të aplikojnë studentë vendas dhe të huaj, punonjës të administratës shtetërore, OJQ, etj. të cilët janë gjithashtu pjesë e Akademisë sonë Ndërkombëtare Verore.