Vizitat në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në Prizren dhe Gjakovë organizohen me qëllim të konkretizimit të leksioneve dhe implementimit të tyre në praktikë. Identifikimi i problemeve në këto impiante dhe funksionaliteti i tyre do të monitorohet dhe diskutohet.
Duke qenë pjesë e kësaj ngjarje, pjesëmarrësit praktikisht mund të analizojnë trajtimin e ujërave të ndotura. Studentët dhe profesorët pjesëmarrës të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës por edhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar inkurajohen të aplikojnë.