TITLE: AKADEMIA VERORE E EDUKIMIT

Edukimi është një komponent i rëndësishëm në jetën e njerëzve dhe zhvillimin e një vendi. Kështu, sistemi arsimor në vazhdimsi po hulumton për metoda dhe teknika më inovative të mësimdhënies që e përmirësojnë cilësinë e procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit. Për të përmbushur nevojat e nxënësve me aftësi të ndryshme në klasë, është e rëndësishme të ndryshohet qasja e mësimdhënies. Kjo akademi është e rëndësishme sepse do t’u japë pjesëmarrësve një pasqyrë të detajuar mbi elemente të ndryshme të cilët ndikojnë në zhvillimin e sistemit arsimor, më konkretisht diskutimet do të përqendrohen në metoda dhe teknika të ndryshme që lehtësojnë të mësuarit dhe përvetësimin e njohurive në epokën digjitale.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • demonstrojnë njohuri mbi arsimin si një fushë e gjerë studimi duke përfshirë teknikat e mësimdhënies, trajnimit dhe tutorimit
  • zhvillojnë aftësi intelektuale dhe praktike në epokën digjitale të arsimit
  • diskutojnë rreth aspekteve të kurrikulës
  • bëjnë lidhjen midis praktikës arsimore, hulumtimit dhe politikës, duke përfshirë një vështrim më të afërt të arsimit në Kosovë

Grupet e synuara:

Studentët e Fakultetit të Edukimit si dhe mësuesit e shkollës Fillore dhe të Mesme.