TITLE: AKADEMIA VERORE E GJUHËS ANGLEZE

Kjo akademi synon të sjellë së bashku profesionistë dhe t’u sigurojë pjesëmarrësve një pasqyrë të hollësishme mbi elemente të ndryshëm që kanë të bëjnë me gjuhën Angleze, mësimin në gjuhën Angleze, kulturën e gjuhës Angleze, sfidat, zgjidhjet etj. Panelistët do të ndajnë përvojat dhe pikëpamjet e tyre në aspekte të ndryshme të kësaj gjuhe ndërsa pjesëmarrësit do të përfitojnë shumë nga këto diskutime dhe do të mendojnë për mënyra sesi të bëjnë përmirësime në kontekstin e tyre. Ideja e përgjithshme e kësaj akademie është të frymëzojë pjesëmarrësit në lidhje me ndikimin e madh që ata mund të kenë në bërjen e ndryshimeve të vogla duke u siguruar atyre informacione të ndryshme dhe duke hapur horizontin e tyre. Në këtë mënyrë, ata pritet të kaskadojnë atë njohuri në kontekstin e tyre dhe gradualisht ta bëjnë jo vetëm veten por edhe mjedisin e tyre të punës ose të të mësuarit një vend më të mirë për të qenë.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • parashikojnë rolin e tyre arsimor për një botë të ndryshuar
  • identifikojnë çështjet thelbësore në vlerësimin e studentëve në kontekstin e pandemive
  • eksplorojnë mënyra sesi të u mësojnë gjuhën e dytë nxënësve / studentëve me nevoja të veçanta arsimore
  • mendonjnë në mënyrë kritike për mënyra sesi të rrisni aftësitë dhe të mësuarit në shekullin 21
  • zgjerojnë dhe pasurojnë pikëpamjet e tyre për komunikimin ndërkulturor

Grupet e synuara:

Studentë, mësues të gjuhës Angleze, specialistë të gjuhës, përfaqësues të institucioneve arsimore, përkthyes, analistë, gazetarë, njerëz të interesuar në gjuhën dhe kulturën Angleze dhe grupe të tjera të interesit.