TITLE: AKADEMIA VERORE E MUZIKËS

Në këtë Akademi Verore të Muzikës studentët do të kenë mundësi të mëdha për t’u takuar dhe bashkëpunuar me profesorë të shquar vendas dhe ndërkombëtarë. Mundësi unike për shkëmbimin e përvojave dhe inovacioneve në fushën e Muzikës dhe në veçanti Muzikës Moderne. Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për pjesëmarrësit ku do të lidhen njohuritë dhe përvoja në fushën e muzikës. Me aktivitete, forume, leksione, seminare gjatë Akademisë Verore të Muzikës, pjesëmarrësve do t’u ofrohet performancë, lojë dhe interpretim në të gjitha rrjedhat muzikore.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit pritet të:

  • shkëmbejnë përvoja profesionale dhe artistike
  • marrin njohuri inovative në fushën e muzikës dhe në veçanti muzikës moderne në vend dhe më gjerë

Grupet e synuara:

Përfshirja e të gjithë studentëve aktualë të UBT-së, studentëve nga rajoni dhe studentëve ndërkombëtarë.