TITLE: QASJET E INOVACIONIT NË BIOTEKNOLOGJI DHE MENAXHIMI I QËNDRUESHËM BUJQSOR

Akademia përmes leksioneve, diskutimeve me profesorë universitarë, industri dhe ekspertë të OJQ-ve të përfshira në projeksionin e produkteve dhe proceseve inovative, mbi prodhimin, përpunimin dhe ushqimin, synojnë të arrijnë rezultatet më të larta duke ofruar tema kohezive, koherente dhe njohuri mbi prodhimin dhe konsumin e ushqimit të qëndrueshëm, përpunimin e ushqimit dhe çertifikimet përkatëse. Akademia Ndërkombëtare Verore, Qasjet e Inovacionit në Bioteknologji dhe Menaxhim të Qëndrueshëm Bujqsor, ofron qasje të vlerës së shtuar përmes modeleve më të mira ekzistuese dhe duke theksuar nevojën kryesore për të ndryshuar dhe përparuar, ndërsa rrit aftësinë e pjesëmarrësve me njohuri dhe aftësi përmes përcaktimit të alternativave dhe mënyrat e zgjidhjes së problemeve . Akademia Verore synon të ndërlidhë përvojën dhe njohuritë duke përfshirë jo vetëm akademikët, por edhe industrinë dhe ekspertët.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • vlerësojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e prodhimit, përpunimit dhe konsumit të shëndetshëm
  • kuptojnë rëndësinë sektoriale duke filluar nga projektimi në terren dhe nivelin e përpunimit
  • njohin skemat e certifikimit, zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Kosovë, alergjenët, mikroorganizmat dhe standardet e sigurisë në industrinë e ushqimit dhe pijeve
  • fitojnë njohuri  se cilat janë sfidat e ardhshme, nevojat e shoqërisë dhe industrisë me të cilat do të përballen si studiues dhe si ekspertë dhe çfarë presin që ata të zgjidhin në të ardhmen e afërt.

Grupet e synuara:

Studentë në të gjithë botën nga fusha e Bujqësisë, Sistemeve dhe Teknologjisë Ushqimore, dhe Shkencave të Ushqimit dhe fusha të tjera të ngjashme.