TITLE: ROLI I SEKTORIT TE NDËRTIMIT NE ZGJIDHJET E PROBLEMEVE TE KOMUNITETIT

Akademia Verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, është një nga shkollat verore që ka zgjuar interesin e shumë të rinjve vendas dhe të huaj, si studentë ashtu edhe profesionistë të kësaj fushe të cilët po marrin përvojë profesionale nga ekspertë të ndërtimit dhe infrastrukturës.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • të angazhohen në leksione shtesë për problemet në sektorë të ndryshëm të ndërtimit dhe të fitojnë njohuritë dhe informacionin e nevojshëm në lidhje me këto probleme
  • pasurojnë njohuritë e tyre aktuale të fituara nga leksionet
  • identifikojnë problemet në sektorë të ndryshëm të ndërtimit
  • diskutojnë rreth çështjeve në temat aktuale, si rezultat i zhvillimeve teknologjike në përgjithësi
  • zbatojnë njohuritë e fituara në zgjidhjen e problemeve të ndryshme që paraqiten në sektorin e ndërtimit.

Grupet e synuara:

Studentët e UBT-së dhe studentët e fakulteteve të tjera në Kosovë dhe në rajon. Profesionistë në sektorin e ndërtimit.