Ju jeni bllokuar në një dhomë që është pushtuar nga Virusi Covid19! Për 40 minuta virusi do të përhapet në këtë dhomë. Para se të ndodhë, duhet të gjeni vaksinën. Ka mjaftueshëm vaksinë për të gjithë. Të dhënat janë rreth jush. A do të kesh mundësi të gjesh vaksinën në kohë …?
5 grupe me nga 4 persona, secili punon si ekip për të gjetur vaksinën. Escape Room është e hapur për të gjithë pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë të sfidojnë veten e tyre, të zhvillojnë të menduarit kritik, të zgjidhin probleme dhe të argëtohen. Për më tepër, mësuesit të cilët dëshirojnë të kenë një aktivitet të tillë me studentët e tyre inkurajohen të aplikojnë.
Vendet janë të kufizuara. Ne mund të pranojmë vetëm 20 pjesëmarrës.
Ata të cilët regjistrohen të parët e kanë mundësinë të marrin pjesë.
Aktiviteti do të zhvillohet në Kampusin e Inovacionit të UBT, Lipjan.