TITLE: EDUKIMI DIXHITAL – TË MËSUARIT HYBRID

Të mësuarit hibrid është një model i të mësuarit në të cilin një pjesë e të mësuarit zhvillohet në internet dhe pjesa tjetër në klasë. Të mësuarit hibrid kombinon të mësuarit në internet me atë të klasës, ose më saktë plotësojnë njëri-tjetrin duke u dhënë studentëve një perspektivë të ekuilibruar për të mësuarin dhe zhvillimin.

Të mësuarit hibrid i inkurajon studentët të punojnë të pavarur, të mendojnë, të hulumtojnë dhe të krijojnë ide të reja. Zbatimi i kësaj qasjeje do të ndihmojë mësuesit të plotësojnë nevojën e secilit student në çdo kohë. Prandaj, ne inkurajojmë të gjithë mësuesit e shkollave të mesme dhe fillore, dhe studentët e Fakultetit të Edukimit të jenë pjesë e këtij forumi, të ndajnë idetë e tyre dhe të fitojnë njohuri të reja.