Përshkrim i Përgjithshëm i Aktivitetit:
Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore për vitin 2024 do të zhvillohet me fokus të veçantë në temën “Rrezikshmëria e pacientëve dhe profesionistëve mjekësorë nga infeksionet intrahospitalore – nozokomiale.”
Ky aktivitet, i organizuar nga Dekani dhe Këshilli Akademik i Shkencave Mjekësore, synon të pajisë studentët e mjekësisë dhe infermierisë me njohuri të avancuara dhe praktike në parandalimin dhe menaxhimin e infeksioneve spitalore.
Përgjatë katër ditëve, profesorët e përzgjedhur, përfshirë Prof. Hajrullah Fejza, Prof. Drita Zogaj, Prof. Naser Rugova dhe Prof. Fadil Kryeziu, do të mbajnë ligjërata që trajtojnë tema të rëndësishme si: rëndësia e protokolleve të menaxhimit të infeksioneve, cilësia e ajrit në mjediset spitalore, ndikimi i higjienës orale dhe kontaminimi i ushqimit dhe ujit. Ky program i strukturuar synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe aftësitë praktike të studentëve për të zvogëluar rrezikun e infeksioneve nosokomiale, duke kontribuar kështu në përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Rezultatet e Pritura
Pas përfundimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore, studentët do të jenë në gjendje të:
Ky aktivitet është i synuar kryesisht për:
Studentët e infermierisë, që janë në proces të përgatitjes profesionale dhe dëshirojnë të pajisen me njohuri të avancuara mbi parandalimin e infeksioneve nosokomiale.
Profesionalët e rinj të shëndetësisë, duke përfshirë mjekët dhe infermierët e sapodiplomuar, të cilët janë të interesuar të thellojnë njohuritë e tyre për parandalimin dhe menaxhimin e infeksioneve spitalore.
Studiuesit e rinj në fushën e shkencave mjekësore, të cilët dëshirojnë të ndajnë dhe zhvillojnë më tej njohuritë e tyre përmes hulumtimit dhe praktikës klinike