TITULLI: Edukim dhe Zhvillim dhe Gjuhë Angleze

Koha: 09.07.2024 - 11.07.2024

Bashkohuni në Akademinë Verore të Metodologjisë së Mësimit të Gjuhës Angleze!

 

Zbuloni trendet e fundit në mësimin e Gjuhës Angleze në Akademinë tonë verore, që do të mbahet më 9, 10 dhe 11 korrik 2024. Ky event tre-ditor do të përfshijë punëtori tërheqëse të dizajnuara për mësuesit dhe studentët e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë.

 

Në kuadër të “Global UBT Fest 2024”, Akademia Verore e Edukimit nga Fakulteti Gjuhë Angleze ka filluar pregaditjet për akademinë verore 2024, me punëtori nga ekspertë dhe profesionistë vendor dhe ndërkombëtar si dhe studentë të Fakultetit Gjuhë Angleze.

 

Këtë vit për herë të 13-të zhvillon aktivitetet e saja me të rinjë dhe profesionistë duke zbuluar mënyra të reja të mësimdhënies, duke i përpunuar ato me një qasje kritike për cilësinë në arsim. Tema e akademisë verore ndërlidhet me titullin: “Nxitja dhe Ndërgjegjësimi për një Arsim Cilësor”, duke reflektuar në sfidat që arsimi
ballafaqohet sot dhe çfarë mund të bëhet për ti tejkaluar ato.

 

Akademia Verore në UBT inkurajon metodat kërkimore të pavaruara dhe jo të imponuara nga programi kurikular duke u bazuar në atë që puna e pavarur nxit kreativitetin. Akademia ka për qëllim të tejkaloj barrierat hierarkike në mes të studentëve dhe mësimdhënësve në aktivitete jashtë kurikulare, dhe të përkrahë
entuziazmin e bashkëpunimit si një virtyt frydhënës.

 

Ky event do të përfaqësohet nga Fakulteti Gjuhë Angleze në UBT. Me këtë rast ne presim një grup pedagogësh dhe studentësh të janë pjesë e kësaj akademie verore për të shpalosur njohuritë dhe vlerat e tyre në fushën e Edukimit dhe Gjuhës Angleze.

 

Ftohen mësimdhënës dhe studentë të marrin pjesë e pse jo edhe të ndajnë nga përvoja e tyre. UBT ju mirpret!
Mos e humbisni këtë mundësi për të fituar njohuri të vlefshme dhe për të kontribuar në cilësinë në arsim. Rezervoni vendin tuaj sot!Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë me 2-4 kredi që njihen ndërkombëtarisht.