TITULLI:
JUNIOR HUB
Koha:
01.07.2023 - 15.07.2023
Qëllimi i JUNIOR HUB është loja, mësimi dhe argëtimi përmes aktiviteteve kreative dhe atraktive në fusha të ndryshme, brenda Kampusit të UBT-së dhe në mjedise të tjera në natyrë, ku nxënësit do të mund të eksplorojnë, mësojnë dhe argëtohen.
Rezultatet e pritura janë:
- Përjetojnë të nxënit përmes lojërave dhe aktiviteteve.
- Demonstrojnë shkathtësi bazike në art dhe muzikë.
- Krijojnë lojëra bazike në SCRETCH dhe shpjegojnë rrugën e krijimit.
- Zhvillojnë shkathtësitë e të folurit në gjuhën angleze dhe gjermane.
- Eksplorojnë natyrën dhe e bëjnë pjesë të artit përmes pikturës.
- Ndajnë përvoja me bashkëmoshatarët dhe demonstrojnë shkathtësi sociale në grup.
- Ndjekin udhëzime dhe demonstrojnë shkathtësi të punës ekipore.
- Demonstrojnë shkathtësi të përdorimit të teknologjisë për tema dhe përmbajtje në fusha të ndryshme që ndërlidhen me jetën e përditshme.
Grupet e synuara: Pjesë e JUNIOR HUB do të jenë fëmijet e moshave 6-12 vjeç.
Agjendat mund të ndryshojnë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin versionin përfundimtar të agjendës përmes email.