Përgjatë festivalit ndërkombëtar “Global UBT Fest 2024”, Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi do të organizoje akademinë për Ndërmarrësi dhe Inovacion nga data 15.07.2024 deri më datën 19.07.2024. Kjo akademi verore është krijuar për të zhvilluar aftësitë dhe njohuritë e studentëve mbi ndërmarrësin dhe inovacionin, të dy modulet do të përfshijnë ligjërata akademike dhe profesionale, si dhe vizita nga industria për të eksploruar dhe kuptuar zhvillimin e inovacionit brenda ndërmarrjeve. Po ashtu studentët dhe të pranishmit do të marrin njohuri shumë të personalizuara për t’iu përgjigjur sfidave reale gjatë krijimit të ndërmarrjeve të reja në kushtet e pasigurisë dhe mjedisit dinamik. Gjatë kësaj shkolle verore, gjithashtu do të ofrohen edhe leksione në formën e trajnimit të lojës Micro Business.
Loja Micro Business është një modul shumë interaktiv për të gjithë pjesëmarrësit që dëshirojnë të mësojnë në mënyrë praktike se si të rrisin suksesin dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të reja dhe të vogla. Qëllimi kryesor i lojës së Biznesit të Vogël është të tregojë se si të menaxhohet efektivisht një biznes i vogël, duke përdorur një metodë të bazuar në përvojë. Për me tepër nëpërmjet ligjëratave dhe seksioneve do të ofrohen njohuri praktike për të kuptuar, vlerësuar, krijuar, dhe në fund për të menaxhuar në mënyrë efektive procesin e inovacionit brenda një ndërmarrje. Andaj qëllimi kryesor i kësaj akademie është të sjellim para studentëve ligjërues me një përvoje të madhe hulumtuese në ndërmarrësi dhe inovacion, si dhe afarist të dëshmuar në fushën e ndermarrësisë.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Grupet e synuara:
Studentët e nivelit Bachelor, Master, PhD.