Koha: 12 Korrik 2025
Mysafire e planifikuar: Dr. Jonila Godole
Komunikimi joverbal përbën pjesën më të madhe të komunikimit. Ai ndërthuret me komunikimin verbal; e kualifikon, e kompleton dhe ndonjëherë e zëvendëson atë plotësisht. Komunikimi joverbal është informacioni, emocioni që shprehet pa fjalë dhe pa ndihmën e gjuhës. Në krahasim me komunikimin verbal komunikimi joverbal është më pak i kontrollueshëm, por është më i fuqishëm sepse bart shumë emocione dhe ndjenja të cilat shpesh është e pamundur t’i shprehim me fjalë e nganjëherë edhe vështirë t`i kuptojmë. Studimet vërtetojnë se komunikimi joverbal është shpesh shumë më i vlefshëm sesa ai verbal.
Prandaj, do të përpiqemi që nëpërmjet debatit në aspekte të ndryshme psikologjike të qartësojmë lidhjen e medias, komunikimit dhe psikologjisë , që mbase edhe ndikojnë në perceptimin që kane individë të ndryshëm në lidhje me funksionimin e komunikimit dhe natyrën psikologjike të tij.
Rezultatet e pritura:
Në fund të akademisë pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Grupet e synuara: