TITULLI: Leksion i hapur. “Komunikimi si mjeti me i rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin e shoqërisë”

Koha: 10 Korrik 2025

Termi komunikim është mjaft i rëndësishëm dhe mjaft kompleks. Shumë njerëz e kanë përdorur komunikimin që t’i përshkruajnë bashkëveprimet me njerëzit e tjerë. Televizioni, radioja, dhe gazetat përcillen si mjete të komunikimit, ndërsa telefoni dhe kompjuteri quhen aparate komunikimi. Fatkeqësisht, komunikimit nuk i jepet shumë rëndësi, ndërkohë që ai është një veprimtari komplekse. Mënyra që ne kuptohemi dhe flasim me njëri-tjetrin kudo është përcaktuesi kryesor për suksesin dhe emancipimin e një shoqërie.

Komunikimi ndodh në një nga tre mënyrat: verbale, joverbale dhe vizuale. Njerëzit shumë shpesh e marrin komunikimin të mirëqenë. Komunikuesit shkëmbejnë informacione që do të thotë se njerëzit gjithmonë duket sikur marrin ose japin informacione. Kuptimi i metodave të ndryshme të shkëmbimit të informacionit është i rëndësishëm veçanërisht në mjediset sociale.

 

Rezultatet e pritura:

Në fund të akademisë pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Rezultati 1. Të njohin komunikimin si formën themelore të organizimit social.
  • Rezultati 2. Të kuptojnë qëllimin e komunikimit për të ndërtuar një shoqëri funksionale.
  • Rezultati 3. Të identifikojnë objektivat themelore mbi të cilat qëndrojnë raportet mes komunikimit dhe shoqërisë.

 

Grupet e synuara:

  • Studentët e nivelit Bachelor
  • Studentët e nivelit Master
  • Profesionistët e fushës  dhe Mësimdhënësit
  • Nxënësit e shkollave të mesme