29.06.2026 - 10.07.2026
📚 SHKOLLA VERORE
“KULTURA SHQIPE DHE TEKNOLOGJIA BASHKËKOHORE NË MËSIMDHËNIE”
🗓 29 Qershor – 10 Korrik 2026
💻 Online | Microsoft Teams
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe UBT – Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizojnë shkollën verore profesionale dhe bashkëkohore, me fokus në zhvillimin e shkathtësive të mësimdhënësve në diasporë por jo vetëm në fushën e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe integrimin efektiv të teknologjisë në mësimdhënie.
Ky program synon të fuqizojë mësimdhënësit përmes:
✅ metodologjive moderne të mësimdhënies së gjuhës shqipe
✅ avancimit të kompetencave pedagogjike dhe digjitale
✅ përdorimit të platformave dhe mjeteve bashkëkohore në edukim
✅ krijimit të materialeve interaktive dhe përmbajtjeve edukative
✅ integrimit të kulturës, letërsisë dhe identitetit shqiptar në procesin mësimor
✅ zhvillimit të klasave virtuale dhe kurseve online
Programi përfshin trajnim praktik në përdorimin e:
Microsoft Teams, Moodle, Canva, Kahoot, H5P, Google Forms, Wordwall, Quizizz, Duolingo, Memrise, VR/AR dhe aplikacione të tjera inovative për mësimdhënie dhe mësim të gjuhëve.
🎓 60 orë trajnim intensiv
🎓 Certifikatë pjesëmarrjeje
🎓 Punëtori praktike dhe aktivitete interaktive
🎓 Rrjetëzim profesional dhe shkëmbim përvojash ndërmjet mësimdhënësve
🔗 Regjistrimi: SHKOLLA VERORE “GJUHA, KULTURA DHE TEKNOLOGJIA BASHKËKOHORE NË MËSIMDHËNIE” – Collaboration
🌐 www.uniel.edu.al
🌐 www.ubt-uni.net