TITLE: MENAXHIMI I SITUATAVE SHËNDETËSORE GJATË PERIUDHËS SË PANDEMISË COVID 19
Fokusi kryesor i kësaj Akademie Ndërkombëtare Verore është që studentët e Shkencave Mjekësore të njihen më mirë me menaxhimin e situatave COVID19, si dhe eliminimin e kushteve të vështira shëndetësore dhe mendore!
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- diskutojnë rreth mënyrave më efikase për të menaxhuar shëndetin e popullatës
- punojnë në grupe dhe marrin pjesë në aktivitete të ndryshme
- fitojnë njohuri të reja rreth mënyrave se si mund të menaxhohet shëndeti
Grupet e synuara:
Të gjithë studentët e interesuar nga çdo nivel studimesh si dhe komuniteti.
Agjendat mund të ndryshojnë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin versionin përfundimtar të agjendës përmes email.