TITLE: QËNDRUESHMËRIA DHE MENAXHIMI I PATUNDSHMËRIVE

Objektivi kryesor i punëtorisë është që të ju mundësojë studentëve që në përfundim të seminarit të fitojnë më shumë informacone dhe ekspertizë rreth konceptit të qëndrueshmërisë dhe menaxhimit të patundshmërive. Gjithashtu, si në të gjitha karrierat profesionale, ndjekja e trajnimeve dhe mësimi rreth trendeve më të fundit të tregut janë thelbësore për suksesin profesional. Ky seminar gjithashtu ka për synim që të ndihmojë pjesëmarrësitë të qëndrojnë aktual me standardet dhe rregulloret më të fundit të industrisë, si dhe ju ndihmon që ta tregtojnë vetënn me konkurrencë si një agjent “në dijeni”

Pas përfundimit të punëtorisë, studentët do të jenë në gjendje që: 

  • mësojnë rreth nuancave të marrëdhënieve të ndërsjella midis tri dimensioneve të qëndrueshmërisë: shoqërisë, mjedisit dhe ekonomisë;
  • zhvillojnë fjalorin dhe vizionin për të shpjeguar se si mund të ndërtojnë një kulturë biznesi të qëndrueshmërisë;
  • demonstrojnë vlerën e investimeve me ndikim;
  • bëjnë plan dhe implementojnë hapat për zhvillimin e një modeli të qëndrueshëm të biznesit në fushën e patundshmërive;
  • kuptojnë faktorët që ndikojnë në vlerën e paluajtshmërive;
  • kuptojnë ndërlidhjen ndërmjet të qëndrueshmërisë dhe menaxhimit të paluajtshmërive;
  • kuptojnë metodat kryesore të vlerësimit të paluajtshmërive;
  • kuptojnë formën e vlerësimit të pronave të specializuara (hoteleve, spitaleve private, etj.
  • kuptojnë infrastrukturën e qëndrueshme (resilient infractructure);
  • ndërlidhin konceptin e qyteteve dhe ndërtesave të mençura në menaxhimin dhe zhvillimin e paluajtshmërive; 
  • mësojnë llojet e të drejtave të pronësisë dhe regjistrimin e tyre në Sistemin Informativ të Tokave në Kosovë; 
  • kuptojnë konceptin e zhvillimit të ndërtesave të shëndetshme në periudhën gjatë dhe pas pandemisë COVID 19; 
  • kuptojnë format e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave të qëndrueshme dhe shëndetshme në periudhën gjatë dhe pas pandemisë COVID 19;

Studentët e arkitekturës dhe ndërtimtarisë, ekonomisë, menaxhimit, apo të diplomuarit e këtyre profileve të cilët dëshirojnë të kuptojnë më shumë për aspektet e qëndrueshmërisë në zhvillimin dhe menaxhimin e paluajtshmërive por edhe aspektet të cilat shtojnë vlerë në paluajtshmëri;