TITLE: BALANCI I JETËS PERSONALE DHE PROFESIONALE – RËNDËSIA E TIJ NË MENAXHIMIN E STRESIT NË PUNË

Punëtoria do t’i kushtohet të gjithë stafit të UBT-së, qoftë akademik apo administrativ dhe do të zgjasë 3 orë. Punëtoria mund të ndiqet nga rreth 20-25 pjesëmarrës. Në rast se mund të ketë një numër të lartë të palëve të interesuara, punëtoria do të përsëritet në grupe të ndryshme për të përmbushur kërkesat e të gjitha palëve të interesuara.

Punëtoria do t’u sigurojë pjesëmarrësve njohuri në lidhje me stresin e punës, shkaqet kryesore të tij dhe aftësinë për të njohur “shkaktarët” e stresit në punë. Përmes ushtrimeve të teknikave të relaksimit dhe Mindfulness, pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi të reja për të menaxhuar stresin në mënyrë më efektive dhe për të ruajtur më mirë ekuilibrin e jetës personale dhe profesionale.

Stafi akademik dhe administrativ i UBT dhe universiteteve/kolegjeve të tjera mund të aplikojnë.