TITLE: AKADEMIA VERORE E KARRIERËS

Pas mbarimit të studimeve të shkollës së mesme dhe gjithashtu gjatë programit Bachelor, studentët gradualisht fillojnë të zbulojnë se cili profil përshtatet me interesat dhe ambiciet e tyre. Për të ndihmuar studentët aktualë dhe të ardhshëm të bëjnë zgjedhjet më të mira në programin e tyre, ka aktivitete të shumta për orientimin në karrierë që ofrojnë njohuri për mundësitë e ardhshme të karrierës.

Kjo Akademi Verore e Karrierës organizohet çdo vit me qëllim që të ndihmojë studentët të marrin në konsideratë mundësitë e tyre dhe të bëjnë zgjedhje, si dhe t’u sigurojë studentëve trajnime në lidhje me aftësitë e buta që u duhen në mënyrë që të kenë sukses në karrierën e tyre akademike dhe profesionale.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit pritet të:

  • zbulojnë fushën profesionale të profileve të ndryshme
  • bisedojnë me profesionistë për të marrë më shumë informacion të thelluar
  • diskutonjnë opsionet e tyre me shokët dhe studentët e tjerë
  • orientohen në mundësitë brenda programeve të ofruara

Grupet e synuara:

Nxënës të shkollave të mesme, studentë të të gjitha programeve të UBT-së, studentë nga institucione të tjera lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.