TITLE: FUSION ‘N DESIGN

Fokusi kryesor i programit Fusion ‘N Design, Global Fest 2021, do të jetë ndërthurja e proceseve të ndryshme krijuese në shumë fusha të dizajnit, siç janë: Dizajni i Integruar, Grafiku, Produkti dhe Enterieri, por jo vetëm.

Duke ftuar profesionistë në këto fusha, të cilët janë të angazhuar në treg, si në vend ashtu edhe në atë ndërkombëtar, studentëve u jepet mundësia të njihen me këto procese, kërkesat e tregut dhe mënyrat më të mira për të përmbushur këto kërkesa, gjatë dhe pas përfundimit të studimeve.

Është një mundësi e shkëlqyeshme që studentët të jenë pjesë e këtij Festivali, ku përveç profesorëve të ftuar do të kenë mundësinë të takojnë shumë studentë nga brenda dhe jashtë vendit, ku do t juë ofrohet mundësia për të krijuar një rreth më të gjerë bashkëpunimesh në të ardhmen.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit pritet të:

  • mësojnë për përparimet më të fundit në teknologji në fushën e dizajnit
  • diskutojnë rreth metodave klasike të dizajnimit dhe krijimit

Përfitimi kryesor është shumëllojshmëria e temave, duke përfshirë metodologjitë e ndryshme të dizajnit, të cilat do të shpalosen nga profesorët pjesëmarrës në Global Fest, me theks të veçantë në qasjen më të mirë dhe të drejtë të mundshme për zhvillimin e karrierës së tyre.

Grupet e synuara:

Të gjithë studentët e UBT-së, studentë nga rajoni dhe studentë ndërkombëtarë.