TITLE: BALLKANI PERËNDIMOR NË SKENARIN AKTUAL GJEOPOLITIK: ÇËSHTJET E MIGRACIONIT MIDIS APROVIMEVE TË LIDHURA ME SIGURINË DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT
Shkollat verore e Fakultetit të Shkencave Politike do të përbëhet nga 4 nëndegë: Shkenca Politike, Studime të Sigurisë, Administratë dhe Menaxhim Publik, si dhe Siguri Kibernetike.
Temat janë krijuar për t’u siguruar pjesëmarrësve, politikëbërësve dhe praktikuesve sesione trajnimi të strukturuara, duke mbuluar elemente teorike dhe praktike që synojnë të forcojnë aftësitë e tyre profesionale për formulimin ose zbatimin e politikave dhe iniciativave të migracionit dhe zhvillimit.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit pritet të:
- zgjerojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike në fushat e: Shkenca Politike, Studime të Sigurisë, Administratë dhe Menaxhim Publik, si dhe Siguri Kibernetike.
- tregojnë mënyra të ndryshme të të menduarit se si ata e perceptojnë migracionin dhe çështjet që lidhen me të
- eksplorojnë kornizat ekzistuese për bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe zhvillimit
- familjarizohen me praktikat që synojnë zgjidhjen e çështjeve të migracionit midis qasjeve të lidhura me sigurinë dhe të drejtave të njeriut
Grupet e synuara:
Studentë vendas dhe të huaj, punonjës të administratës shtetërore, OJQ, etj.
Agjendat mund të ndryshojnë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin versionin përfundimtar të agjendës përmes email.