TITLE: ENERGJETIKA DHE MJEDISI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHEM

Energjia dhe Mjedisi janë faktorë esencialë të zhvillimit të qëndrueshëm. Zhvillimi i qëndrueshëm paraqet zhvillim pa i komprometuar mundësitë e gjeneratave të ardhshme për t’i plotësuar nevojat e tyre. Globalizimi, intensifikimi, inovacioni, kërkimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm, ato janë forcat lëvizëse te shekullit 21, të adresuara nga zhvillimi dhe nga konkurrenca me qëllim që të garantojnë zhvillim dhe punësim. Me shtimin e popullsisë dhe zhvillimi ekonomik, shtetet duhet të mendojnë për zhvillimin e strategjisë nga zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit. Prandaj, kohët e fundit gjithnjë më tepër po promovohen kerkime shkencore inovative, me kosto të ulët, pa ndotje të ambientit, pa defekte dhe proceset e përsosura të prodhimit të qëndrueshëm industrial.

Të theksojmë se qymyri në Kosovë është resursi kryesor, por edhe prodhuesi kryesor i rrymës elektrike dhe sot prodhuesi më inkurajues për mjedis të qëndrueshëm. Termocentralet “Kosova”, në vit, i dhurojnë afro 2 milionë tonelata hi, afro 100.000t sulfur, 12t arsen, afro 3t beril, 1t kadmium, 351t nikel, 492t titan, 191t mangan etj.

Energjia dhe Mjedisi, na rrethojnë nga të gjitha anët me aplikacione që arrijnë lart në çdo sektor të shoqërisë që shtrihen nga fabrikat, veturat, ndërtesat, etj. Prandaj nderlidhja e Energjise dhe Mejdisit duke trajnuar gjeneratat të ardhshme të inxhinierëve dhe ofrimi i një set gjithpërfshirës të aftësive është shumë e rëndësishme për industrinë e inxhinierisë energjetike si tërësi ashtu edhe për mjedisin dhe shoqërinë.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • demonstrojnë njohuri themelore në lidhje me përdorimin dhe ruajtjen e energjisë elektrike në tregun e Kosovës
  • flasin për edukimin dhe ndërgjegjësimin për energjinë e shpenzuar
  • njohin përdorimin më të përshtatshëm në  kyqjen e teknologjisë komunikuese -internet
  • kuptojnë se si të zvogëlojnë ndotjen e ajrit
  • kuptojnë se si të zvogëlojnë varësinë nga qymyri, lëndët djegëse fosile dhe bërthamore
  • fillojnë, dizajnojnë dhe ndërtojnë një sistem të energjisë së rinovueshme

Grupet e synuara:

Në bazë të karakteristikave të niveleve sektoriale të KOST, KEDS, Muqa Solar, IHMK grupet e synuara dhe palët e interesuara që i përkasin sferave të veprimtarive dhe disiplinave të ndryshme: nga fushat e sektorit te energjisë, fusha e sektorit te teknologjise komunikiese (internet), sektori i fushes së mjedisit, e deri tek fusha për kërkim dhe edukim online dhe punë e komunitetit (p.sh. profesorët-studentë), duke përfshirë nevojen per keto fusha esenciale për zhvillimin e jetës së perditshme. Objektivi i përgjithshëm për të gjithë pjesëmarrësit është që të zhvillojnë njohuri ne tërë procesin e ciklit të programit te Akademise verore në fushë te energjis dhe mjedisit.