TITLE: INTERNET OF THINGS & 5G

Temat kryesore që do të diskutohen gjatë Akademisë Verore do të jenë IoT (Interneti i Gjërave) dhe teknologjia 5G të cilat janë udhëheqëse për sa i përket inovacionit dhe teknologjisë në ditët e sotme. Me zhvillimin e teknologjisë ka gjithnjë e më shumë kërkesa për sisteme të reja dhe ekzistuese për t’u lidhur në internet dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer kështu informacion të rëndësishëm. Shkëmbimi i informacionit ndërmjet pajisjeve dhe sistemeve mundëson zhvillimin e teknologjive inovative si automjetet autonome, industria 4.0, ndërtesat inteligjente, robotët mjekësorë, etj. Por deri më tani një nga mangësitë e IoT ishte kufizimi i teknologjisë dhe rrjetit ekzistues të cilat jo gjithmonë jepnin rezultatet e dëshiruara duke shkaktuar kështu shpesh vonesa në zbatimin e proceseve të përmendura, ku si rezultat potenciali i plotë i IoT nuk mund të arrihej. Me zhvillimin e teknologjisë 5G që është arritur eliminimi i këtij problemi, duke mundësuar komunikimin midis pajisjeve dhe sistemeve me pothuajse asnjë vonesë ose humbje dhe duke shfrytëzuar potencialin e plotë të IoT.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • demonstrojnë njohuri themelore në lidhje me teknologjitë IoT dhe 5G
  • tregojnë familjaritet me pajisjet që mund të përdoren për të zbatuar teknologjitë 5G
  • diskutojnë rreth sfidave dhe mundësive në lidhje me IoT dhe 5G

Grupet e synuara:

Studentë Bachelor dhe Master të fushave inxhinierike si Mekatronika, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike, Inxhinieria e Energjisë, Shkenca dhe Inxhinieria Kompjuterike, fusha të tjera teknike si dhe individë të interesuar në industri.