TITLE: QASJA MODERNE NË ENDODONTIKË
Tema kryesore do të jetë në lidhje me arritjet në fushën e Endodontikës, metodat më të përparuara dhe inovative në trajtimet Endodontike.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- shfaqin njohuri të reja në lidhje me fushën e Endodontikës
- jenë në një hap me teknologjinë më moderne ndërkombëtare
- diskutojnë rekomandimet aktuale të antibiotikëve për terapinë endodontike
- shpjegojnë se si të integrojnë teknikat shtesë të anestezisë.
- përshkruajnë testet klinike të nevojshme për të marrë një diagnozë para trajtimit
Grupet e synuara:
Studentë të Fakultetit të Stomatologjisë në UBT dhe pse jo studentë të tjerë të universiteteve në rajon ose jashtë vendit.
Agjendat mund të ndryshojnë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin versionin përfundimtar të agjendës përmes email.