TITLE: MËSIMDHËNIA DHE MËSIMNXËNIA E GJUHËS ANGLEZE NË PERIUDHËN PAS PANDEMISË – ÇFARË VJEN ME RRADHË?

Virusi Corona ka ushtruar presion të madh në arsim dhe procesin e përgjithshëm të mësimdhënies dhe të të nxënit. Prandaj, ne e konsiderojmë këtë forum një mundësi të shkëlqyeshme për pjesëmarrësit për të reflektuar në peridhën post-pandemike që shpresojmë të afrohet, posaçërisht mbi atë se çfarë ndryshimesh të përhershme do të bëhen  dhe cilat mundësi për ndryshim ende qëndrojnë para nesh. Ky takim ka për qëllim të mbledhë pjesëmarrësit në mënyrë që të shkëmbejë idetë dhe pikëpamjet e tyre në këtë temë që kryesisht sillet rreth kombinimit të mendimit kritik,  krijimtarisë së pjesëmarrësve, dhe  përvojës së tyre në mënyrë që të vijnë me zgjidhje dhe vizione të qarta në pyetjen “çfarë vjen me rradhë?”

Në fund të forumit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të reflektojnë mbi ndryshimet që Coronavirus ka sjellë në mësimin e gjuhës Angleze; identifikojnë mundësitë që paraqiten para nesh; paraqesin ide mbi zgjidhjet e problemeve; shfaqin qasje krijuese se si të vazhdohet me mësimdhënien dhe mësimin e gjuhës Angleze duke pasur parasysh gjurmët që ka lënë pandemia në arsimin në përgjithësi.

Studentët, mësuesit e gjuhës Angleze, specialistët e gjuhës, përfaqësuesit e institucioneve arsimore, përkthyesit, analistët, gazetarët, të interesuarit për Gjuhën dhe Kulturën Angleze dhe grupe të tjera të interesit inkurajohen të aplikojnë.