Praktika kushtetuese e formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të paraqitet në këtë punëtori.
Studentët e drejtësisë, shkencave politike, ekonomisë, menaxhimit ose të diplomuarve në këto profile që duan të kuptojnë më shumë rreth praktikave kushtetuese në formimin e qeverisë së Kosovës mund të regjistrohen për të marrë pjesë.