TITLE: ZBATIMI PRAKTIK I IoT

Gjatë seminarit shumica e elementeve të shpjeguara në teori do të realizohen në praktikë. Punëtoria do të mbahet në laboratorin e mekatronikës ku do të analizohen rastet praktike të zbatimit të IoT dhe sfidat e përfshira në pjesën praktike përveç rasteve ideale teorike. Nga pjesëmarrësit pritet që të zbatojnë IoT-në duke përdorur  komponentë praktikë në laboratorin e mekatronikës.

Studentët Bachelor dhe Master të fushave inxhinierike si Mekatronika, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike, Inxhinieria e Energjisë, Shkenca dhe Inxhinieri Kompjuterike, fusha të tjera teknike si dhe individë të interesuar në industri mund të regjistrohen për të qenë pjesë e kësaj punëtorie.