TITULLI: DIGITAL MEDIA & VISUAL ART

Objektivi kryesor i shkollës verore në AMD është krijimi dhe shkëmbimi i përvojave të reja bashkëkohore në përdorim të mediave dixhitale në artet vizuele, AMD – STUDENT – INDUSTRI KREATIVE.

  • Në këtë vit AMD do të organizojë ngjarje të reja me mysafirë nga industria në fushën artit vizual (videoproduksion), dhe praktikat e artit eksperimental në lidhshmëri me mediat dixhitale. Koncepti dhe skenari do të sfidojë artistët, kuratorët, shkrimtarët, artin dixhital, kineastët, animacionin, AR/VR, në prodhim të veprave në formë bashkëkohore.

Bazuar në kurrikulën tonë AMD është duke punuar në të menduarit kritik dhe praktikat në studio që ofron module intelektuale për brezat e ardhshëm, duke ngritur më lartë komunikimin artistik.

 

Rezultatet pas përfundimit te kursit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Pas përfundimit të Global Fest 2023 pjesëmarrësit do të kenë përvoja të reja në fushën që ata kanë interes, sidomos në krijimin e përvojave profesionale në fushën e artit, duke parë dhe praktikuar format bashkëkohore të prodhimit artistik, krijimin e kontakteve direkte me industrinë duke shfaqur talentin para tyre, krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim.
  • Mësoni diçka të re në fushën e videoproduksionit (paraproduksion, produksion, pasproduksion, dhe ekspozimi) direkt nga industria. Duke marrë pjesë në një punëtori, mund të gjeni një talent të ri që nuk e dinit se e kishit, i cili kthehet në një hobi apo praktikë e juaja afatgjate. Dhe nëse është diçka që e keni provuar më parë, kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të mësuar një qasje ose teknikë të ndryshme/re ndërsa lidheni me njerëz të tjerë me mendime të njëjta.
  • Mësoni nga një profesionist. Ju keni dikë që është praktik dhe mund t’ju ndihmojë gjatë rrugës. Të gjitha punëtoritë tona mësohen nga artistë të apasionuar dhe profesionistë nga industria, të cilët gjithashtu japin mësim në institucionin tonë, dhe tjerë që nuk janë pjesë. Kjo përvojë jep aftësi unike për të punuar me njerëz me përvoja dhe nivele të ndryshme.
  • Ju keni diçka që mund të merrni me vete. Në fund të akademisë verore, do të keni mundësinë që pas ekspozitës të merrni punimin me vete si përvojë jetësore, apo edhe si material ekspozues në institucione tjera të kulturës.

Grupet e synuara

Studentë të artit (Bachelor & Master), mësues, entuziastë të artit dhe tregimtarë.