TITULLI: NDËRMARRËSIA DHE INOVACIONI

Koha: 17.07.2023 - 21.07.2023

Përgjatë festivalit ndërkombëtar “Global UBT Fest 2023”, Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi do të organizoje  akademinë për Ndërmarrësi dhe Inovacion  nga data 17.07.2023 deri më datën 21.07.2023. Kjo akademi verore është krijuar për të zhvilluar aftësitë dhe njohuritë e studentëve mbi ndërmarrësin dhe inovacionin,  të dy modulet do të përfshijnë ligjërata akademike dhe profesionale, si dhe vizita nga industria për të eksploruar dhe kuptuar zhvillimin e inovacionit brenda ndërmarrjeve. Po ashtu studentët dhe të pranishmit do të marrin njohuri shumë të personalizuara për t’iu përgjigjur sfidave reale gjatë krijimit të ndërmarrjeve të reja në kushtet e pasigurisë dhe  mjedisit dinamik. Për me tepër nëpërmjet ligjëratave dhe seksioneve do të ofrohen njohuri praktike për të kuptuar, vlerësuar, krijuar,  dhe në fund për të menaxhuar në mënyrë efektive procesin e inovacionit brenda një ndërmarrje. Andaj qëllimi kryesor i kësaj akademie është të sjellim para studentëve ligjërues me një përvoje të madhe hulumtuese në ndërmarrësi dhe inovacion, si dhe afarist të dëshmuar në fushën e biznesit dhe industrisë.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të njohin dhe të kuptojnë tipologjitë e ndryshme të inovacionit;
  • Të jenë në gjendje të analizojnë burimet e brendshme dhe të jashtme të inovacionit;
  • Të shpjegojnë sfidat kryesore gjatë menaxhimit të inovacionit në ndërmarrje;
  • Të krijojnë strategji menaxheriale për të përmirësuar  procesin e inovacionit;
  • Të njohin komponentët dhe funksionimin e një modeli biznesi;
  • Të identifikojnë burimet kryesore të modeleve të dështuara të biznesit;
  • Të identifikoje rolin e marketingut në fushën e ndërmarrësisë.

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor, Master, PhD.