TITULLI:
Edukimi Medial në Kosovë
Objektivi kryesor i shkollës verore të Fakultetit të Medias dhe Komunikimit me temën “Edukimi Medial në Kosovë” është të ofrojë një platformë të përkushtuar për zhvillimin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në fushën e edukimit medial. Ky objektiv synon të përmirësojë kuptimin dhe aftësitë e pjesëmarrësve në lidhje me rolin dhe fuqinë e mediave në shoqëri, duke i përgatitur ata për të qenë kontribues aktiv dhe të informuar në këtë fushë të rëndësishme për shoqërinë moderne.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Analizojnë dhe vlerësojnë me kritikë informacionin medial për të kuptuar thellësisht kontekstin dhe ndikimin e tij në opinionin publik dhe në shoqërinë në tërësi.
- Krijojnë mesazhe të qarta, të bindshme dhe të ndikshme për të komunikuar me publikun nëpërmjet mediave, duke përdorur strategji të përshtatshme për audiencën e tyre.
- Përdorin teknologjitë e reja dhe metodat inovative për të ndërtuar produkte mediale që arrijnë audiencën në mënyra efektive dhe të përshtatshme.
- Të jenë të ndërgjegjshëm për rolin e tyre si konsumatorë dhe prodhues të informacionit medial.
- Përmes broshurës së krijuar nga studentët, synohet të transmetohet tek qytetarët rëndësia e edukimit medial dhe rreziqet nga informacionet e rreme.
Grupet e synuara:
- Studentët e nivelit bachelor dhe master te drejtimit Media dhe Komunikim
- Maturantë të interesuar për studime në Media dhe Komunikim
- Gazetarë profesionist nga vendi dhe rajoni.
Agjendat mund të ndryshojnë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin versionin përfundimtar të agjendës përmes email.