Akademia Verore synon të ofrojë një model për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet pjesëmarrësve dhe ekspertëve të fushës së shkencave ushqimore dhe agrikulturës. Përmes leksioneve, diskutimeve interaktive dhe punëtorive praktike të udhëhequra nga profesorë universitarë, përfaqësues të industrisë dhe ekspertë të OJQ-ve, akademia do të fokusohet në projektimin dhe zbatimin e produkteve dhe proceseve inovative. Qëllimi është të arrihen rezultate të larta në prodhimin, përpunimin dhe konsumimin e qëndrueshëm të ushqimit, duke mbuluar edhe aspektet e certifikimit përkatës.
Akademia Ndërkombëtare Verore me temë “Eksplorimi i zgjidhjeve inovative ne Shkencat e Ushqimit dhe Agrikultures” ofron një qasje të thelluar dhe gjithëpërfshirëse përmes analizës së praktikave më të mira ekzistuese dhe identifikimit të nevojës për përmirësim dhe avancim. Qëllimi është të rritet kompetenca e pjesëmarrësve duke ofruar njohuri dhe aftësi për të përcaktuar alternativa dhe qasje zgjidhëse në sfidat aktuale dhe të ardhshme.
Akademia Verore synon të ndërthurë përvojën dhe njohuritë e pjesëmarrësve, duke përfshirë një spektër të gjerë të aktorëve nga fusha akademike, industria dhe ekspertë.
Në fund të akademisë pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Pjesëmarrësit do të kenë aftësinë të identifikojnë dhe vlerësojnë inovacionet kryesore që po ndodhin në fushën e teknologjisë së ushqimit dhe bujqësisë, duke përfshirë teknologjitë e reja dhe praktikat më të mira.
Pjesëmarrësit do të jenë të aftë të vlerësojnë aspektet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në prodhimin, përpunimin dhe konsumin e ushqimeve, duke identifikuar dhe adresuar kërcënimet kritike që prekin këto procese.
Pjesëmarrësit do të kuptojnë rëndësinë e sektorëve të ndryshëm duke filluar nga projektimi në terren deri në nivelin e përpunimit, dhe do të dinë si të integrojnë këto njohuri në praktikat e tyre profesionale.
Pjesëmarrësit do të familjarizohen me skemat e certifikimit, zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Kosovë, si dhe standardet e sigurisë që përfshijnë alergjenët dhe mikroorganizmat në industrinë e ushqimit dhe pijeve.
Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri të hollësishme mbi sfidat dhe nevojat e ardhshme të shoqërisë dhe industrisë. Ata do të jenë të përgatitur të përballen me këto sfida si studiues dhe ekspertë, duke zhvilluar zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme.
Pjesëmarrësit do të kuptojnë ndikimin e teknologjive të reja dhe digjitalizimit në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit, duke përfshirë përdorimin e të dhënave të mëdha, inteligjencës artificiale dhe automatizimit për të përmirësuar prodhimin dhe përpunimin.
Pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi praktike për menaxhimin e projekteve në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së ushqimit, duke përfshirë planifikimin, ekzekutimin dhe vlerësimin e projekteve për zhvillimin e sektorit.
Pjesëmarrësit do të forcojnë rrjetëzimin profesional duke u lidhur me ekspertë të fushës, kolegë dhe organizata të ndryshme që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe teknologjisë së ushqimit.
Këto rezultate të pritshme do të ndihmojnë pjesëmarrësit të jenë më të përgatitur dhe të pajisur me njohuri dhe aftësi të avancuara për të kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e sektorit të ushqimit dhe bujqësisë në Kosovë dhe më gjerë.
Grupet e synuara:
Studentë nga fusha e Bujqësisë, Sistemeve Ushqimore dhe Teknologjisë, Shkencave të Ushqyerjes dhe fusha të tjera të ngjashme.
Përmes kësaj academia verore, pjesëmarrësit do të jenë më të përgatitur për të përballuar sfidat aktuale dhe të ardhshme në sektorët e agrikulturës dhe teknologjisë ushqimore, duke përfituar nga njohuritë dhe përvojat e ekspertëve.