TITULLI: FutureTech

Objektivi kryesor i Akademisë Verore FutureTech është të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi praktike të përparuara në fushat e Inteligjencës Artificiale (AI), Realitetit të Shtuar (AR), Realitetit Virtual (VR), Zhvillimit të Uebit, Sigurisë së Cloud, Testimit te Softuerit dhe Internetit të Gjërave (IoT). Ky program intensiv ka për qëllim të nxisë inovacionin dhe aftësinë teknike përmes punëtorive praktike, prezantimeve të drejtuara nga ekspertë dhe projekteve bashkëpunuese.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Fitojnë një kuptim të thellë të teknologjive të avancuara si AI, AR, VR, Zhvillimi i Uebit, Siguria e Cloud dhe IoT.,
  • Mësojnë bazat teorike dhe aplikimet praktike të këtyre teknologjive,
  • Marrin pjesë në punëtori interaktive dhe projekte reale për të aplikuar njohuritë teorike,
  • Zhvillojnë aftësi praktike duke punuar në projekte të lidhura me zgjidhjet për qytetet e menqura dhe avancimet teknologjike,
  • Kultivojne mendimin inovativ duke eksploruar ide dhe teknologji të reja.

 

Grupet e synuara:

Të gjithë studentët në Nivelin Bachelor që studiojnë Shkenca dhe Inxhinieri Kompjuterike.