TITULLI: AKADEMIA VERORE E SHKENCAVE TË SPORTIT DHE TË LËVIZJES

Tema: SPORTI & NATYRA

Be active, be healthy, be outdoors

 

Objektivi kryesor i Akademisë Verore është të zhvillojë një kuptim gjithëpërfshirës të rëndësisë, përfitimeve dhe mundësive ekzistuese të sporteve në natyrë në Kosovë. Në një tryezë të rrumbullakët do të diskutohet për natyrën dhe sportet në Kosovë dhe potencialin për rritjen dhe strategjitë e promovimit në komunitet. Përveç kësaj, objektivi tjetër i Akademisë Verore të këtij viti është organizimi i aktiviteteve sportive, të tilla si garat sportive në Futboll, Basketboll, Pingpong, dhe Aktivitete në Natyrë (Hiking). Për më tepër, pjesëmarrësit do të prezantohen me një lojë të re të jashtme të quajtur Spikeball.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të:

  • Dijnë rreth përfitimeve dhe mundësive për sportet në natyrë
  • Të dijnë të organizojnë gara sportive,
  • Të jenë në gjendje të organizojnë aktivitete në natyrë

 

 

Grupet e synuara:

Studentët Bachelor dhe Master, stafi UBT.