TITULLI: Edukimi seksual

Objektivi kryesor i shkollës verore të fakultetit të psikologjisë është që të zhvillojë njohuri gjithëpërfshirëse mbi edukimin seksual, nje temë ende tabu në vendin tonë. Përmes aktiviteteve të shumta, duke përfshirë workshope, ligjerata, diskutime të hapura, simulime të roleve etj, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre rreth edukimit seksual.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të kuptojnë rëndësinë e edukimit seksual.
  • Të njohin vetveten dhe aspektet e seksualitetit të tyre.
  • Të vlerësojnë ndikimin e kulturës rreth edukimit seksual.
  • Të analizojnë rëndësinë e komunikimit në përgjithësi rreth temave që shoqëria mund të konsideroj si tabu.

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor, nxënës të shkollave të mesme, stafi i UBT-së.