TITULLI: EKONOMI, FINANCË, BANKA DHE SIGURIME

Akademia verore për Ekonomi, Financa, Banka, dhe Sigurime do të ofrojë ligjërata më interes të veçantë në kuadër të Festivalit “Global UBT Fest 2024”. Prandaj, pjesëmarrësit  do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe analizojnë zhvillimet aktuale ekonomike, si dhe të jenë në gjendje të parashikojnë zhvillimet e ardhshme ekonomike në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.Shumica e ligjëratave të cilat do të ofrohen  për gjatë kësaj akademie do të analizojnë përcaktuesit kryesor të ekonomisë dhe determinantat e rritjes ekonomike, zhvillimin financiar, sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm financiar, ambientin e investimeve me fokus në tregjet e kapitalit, bankat digjitale dhe kriptovalutat,  sfidat e zhvillimit të sektorit të sigurimeve, si dhe standardet e raportimit financiar se bashku më politikat tatimore. Në kuader të kësaj shkolle verore do të ofrohen edhe leksione në formën e trajnimit për Micro Business Game. Loja Micro Business është një modul shumë interaktiv i krijuar për të gjithë pjesëmarrësit që dëshirojnë të mësojnë praktikisht se si të rrisin suksesin dhe qëndrueshmërinë e bizneseve fillestare dhe të vogla. Objektivi kryesor i lojës Micro Business është të demonstrojë një menaxhim efektiv të një Micro Business përmes një qasjeje të bazuar në përvojë. Kjo akademi verore do të sjell para studenteve dhe pjesëmarrësve  ligjërues me një përvoje të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë dhe financave, të cilët janë të dëshmuar në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu rendësi e veçantë do ti kushtohet edhe sektorit të industrisë, ku do të ofrohen ligjërata dhe seksione  të cilat lidhen drejtpërdrejt me tregun e punës  dhe industrinë. Fakulteti MBE planifikon që ketë akademi verore të organizoje nga data 08.07.2024 deri më datën 11.07.2024.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të analizojnë politikat ekonomike dhe ndikimin e tyre në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë;
  • Të marrin njohuri të avancuara rreth tregjeve financiare dhe funksionimin e tyre;
  • Të kuptojnë koceptin e bankave digjitale dhe inovacionet e reja në industrinë bankare;
  • Të kuptojnë strategjitë e investimeve, dhe t’i vlerësojnë ato në sfondin e teorisë së tregut të kapitalit;
  • Të kuptojnë parimet bazë të kontabilitetit dhe të kontrollit, si dhe të aplikojnë mjete të thjeshta financiare;
  • Të analizojnë tregun e sigurimeve, dhe organizimin e tije në vendet në zhvillim;
  • Të kuptojnë funksionin e monedhave dixhitale, dhe rolin e tyre në ekonomi;
  • Të kuptojë ndërlidhjen dhe implikimet ndërmjet institucioneve financiare dhe klientëve.

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor, Master, PhD.