Tema: Format dhe llojet e Zhvillimit të Turizmit në Kosovë
Objektivi kryesor i shkollës verore është që të zhvillojë njohuri gjithëpërfshirëse mbi Format dhe Llojet e Zhvillimit të Turizmit në Kosovë. Akademia Ndërkombëtare Verore e Turizmit, në kuadër të “Global UBT Fest 2024” këtë vit për synim ka të organizojë diskutime dhe forume me folës të fushës e cila përfshinë përpjekjet për një ndikim pozitiv në mjedis, shoqëri dhe ekonomi, dhe me qëllim të promovimit të ideve dhe mendimeve për të përmirësuar gjendjen e Turizmit në Kosovë, kjo akademi në kuadër të Fakultetit Turizmi në UBT, do të sjellë aktivitete të ndryshme përmes forumeve, samiteve, debateve dhe diskutimeve, ligjëratave tematikeve dhe punëtorive, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë akademi, do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth fushës së turizmit dhe qëndrueshmërisë ekonomike.
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri rreth formave dhe llojeve të zhvillimit të turizmit në Kosovë. Turizmi në Kosovë është një sektor në rritje, i cili po ndihet gjithnjë e më shumë në ekonominë e vendit si dhe do të njihen me llojet e turizmit siç janë: turizmi dimëror,turizmi kulinar, turizmi kulturor, turizmi elitë, turizmi rural, turizmi nautik, turizmi shëndetësor dhe turizmi fetar, nëpër zona të ndryshme të Kosovës
Grupet e synuara:
Studentët e fushës, Industria nga Turizmi, Drejorit Komunale të Zhvillimit Ekonomik ku në kuader të kesaj Drejtoria është Turizmi në të gjitha Komunat e Republikes se Kosovës