Fokusi kryesor i Akademisë Verore në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë është “Ndikimi i Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (BRE) në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës”. Programi synon të adresoj si mundësitë ashtu edhe sfidat që rrjedhin nga integrimi i BRE-ve në një peizazh energjitik në tranzicion.
Objektivat kryesore të Akademisë Verore janë:
Zgjerimi i përshpejtuar i BRE-ve në të gjithë Evropën po sfidon strukturat konvencionale të tregut të energjisë dhe rregullativat institucionale.
Çdo teknologji e BRE-ve ofron avantazhe dhe kufizime të dallueshme, të ndikuara nga konteksti gjeografik, teknik dhe socio-ekonomik i bazës së konsumatorëve:
Energjia Diellore:
E zbatueshme gjerësisht, energjia diellore përdoret si për gjenerimin e energjisë elektrike (nëpërmjet paneleve fotovoltaike) ashtu edhe për aplikimet termike. Ajo ka potencial të konsiderueshëm në Kosovë për shkak të niveleve të favorshme të rrezatimit diellor.
Energjia e Erës:
Efektive në rajonet kodrinore dhe malore, energjia e erës paraqet një zgjidhje të qëndrueshme në përmbushjen e kërkesave maksimale. Në Kosovë, intensiteti i erës shpesh përputhet me periudhat e konsumit të lartë të energjisë elektrike, duke rritur vlerën e saj në rrjet. Sistemet Hibride dhe Ruajtja e Energjisë:
Kombinimi i teknologjive të BRE-ve me Sistemet Termike ose të Ruajtjes së Energjisë me Bateri (BSS), qoftë në shkallë të vogël apo të madhe, mund të rrisë ndjeshëm vetëmjaftueshmërinë dhe besueshmërinë e energjisë. Zbatueshmëria e teknologjive të BRE-ve varet kryesisht nga faktorët e mëposhtëm:
Në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht në Kosovë:
GRUPET E SYNUARA
Akademia Verore shërben si një platformë për të ndërtuar kapacitete, për të shkëmbyer njohuri dhe për të promovuar inovacionin në fushën e Inxhinierisë së Energjisë. Qëllimi kryesor për të gjithë pjesëmarrësit është të nxisë bashkëpunimin ndërsektorial dhe ndërdisiplinor, duke u mundësuar pjesëmarrësve të fitojnë një kuptim gjithëpërfshirës të ciklit të plotë të zhvillimit të Sistemeve Elektroenergjetike, veçanërisht në kontekstin e integrimit të Energjisë së rinovueshme në Sektorin Energjetik të Kosovës.
Akademia Verore është projektuar për të tërhequr një grup të larmishëm pjesëmarrësish dhe palësh të interesuara që veprojnë në sektor dhe disiplina të ndryshme që janë thelbësore për zhvillimin dhe funksionimin e Sistemit Elektroenergjetik.
Programi synon individ dhe institucione nga kategoritë e mëposhtme:
PROCESI I KUALIFIKIMIT DHE KRITERET
Të gjithë pjesëmarrësit që do të marrin pjesë nëAakademinë verore do të marrin një certifikatë pjesëmarrjeje në Akademinë e Inxhinierisë së Energjie me temë: Ndikimi i Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (BRE) në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës.
REZULTATET E PRITSHME
Në fund të këtij eventi, studentët do të fitojnë njohuri në Akademinë Verore të Inxhinierisë së Energjie me temën: Ndikimi i Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (BRE) në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës.