Koha: 07 – 09 Korrik 2025
Datat: 7 – 8 – 9 Korrik 2025
Punëtori 3-ditore në kuadër të Global UBT Fest 2025
Udhëhequr nga Prof. Uran Krasniqi & Prof. Besfort Salihu
Control + Create është një punëtori e dedikuar për studentët e dizajnit që synon të eksplorojë lidhjen ndërmjet konceptit, mesazhit dhe produktit të veshshëm. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë dizajne të personalizuara për bluza, duke kaluar nëpër fazat kreative, teknike dhe prezantuese – gjithmonë në funksion të komunikimit vizual dhe përfshirjes reale në treg.
Përmes kësaj eksperience, studentët do të kuptojnë si një ide mund të përkthehet në formë të thjeshtë, të bartshme dhe me ndikim.
Çfarë përfshin punëtoria?
– Zhvillim koncepti dhe dizajn personal në format të veshshëm (bluzë);
– Shqyrtim dhe koment nga profesorët dhe pjesëmarrësit e tjerë;
– Demonstrim në kohë reale i printimit me DTF dhe qëndisjes kompjuterike;
– Mundësi për publikim të dizajneve në platformë online me prodhim sipas kërkesës.
Kush mund të marrë pjesë?
– Studentë të dizajnit të integruar që dëshirojnë të shohin idetë e tyre në aplikim praktik;
– Të interesuar për grafikë të tekstilit, komunikim vizual dhe dizajn eksperimental;
– Ata që janë të gatshëm të eksplorojnë, të sfidojnë format klasike dhe të bashkëpunojnë.
Informacione praktike:
Vendi i zhvillimit: Kampusi i UBT, Lipjan / Prizren
Çka duhet me pas: Vetëm laptop personal me softuer për dizajn
Data e demonstrimit teknik (printim & qëndisje): 9 Korrik 2025, në Fabriken Profashion (Prizren)