Don’t Fix It, Exhibit It
Me date: 7 – 8 Korrik, 2025
Workshop i udhëhequr nga Fatmir Mustafa Karllo (Artist) dhe Beni Cufi (Fotograf) në kuadër të Global UBT Fest 2025
Don’t Fix It, Exhibit I fton pjesëmarrësit ta vështrojnë qytetin jo si planifikues apo riparues, por si “detektorë” të ndjeshëm të pjesëve të harruara, të dështuara, apo parregullsitë qofshin ato vizuale, sociale, arkitektonike apo politike. Ky workshop propozon një këndvështrim ndryshe: ku në vend që të anashkalojmë defektet, ndalemi për t’i hulumtuar dhe përmes artit, i kthejmë ato në monumente të përkohshme, provokime të buta apo gjurmë poetike.
Në kuadër të programit, si një moment i veçantë do të shënojmë prezantimin So stupid but cannot resist nga artisti Austriak Albert Allgaier, i cili do të ndajë me ne mënyrën si zhvillon punën e tij shpesh me një dozë humori të vetëdijshëm dhe një ndjeshmëri ndaj absurdit të përditshëm. Ai do të flasë edhe për mënyrën se si e sheh hapësirën publike, jo thjesht si një vend fizik, por si një mundësi për ndërveprim.
– Prezantim me datë 7 Korrik 2025 në ora 10:00 nga artisti Albert Allgaier, në Kampusin e UBT në Lipjan:
Artisti Albert Allgaier do të jetë i ftuar për një prezantim të veçantë, ku ai do të ndajë me studentët dhe publikun praktikën e tij artistike, e karakterizuar nga humori, ndjeshmëri dhe një qasje kritike ndaj përditshmërisë.
– Çfarë mund të përfitojnë pjesmarësit nga ky prezantim?
Si të shëndrrohet hapësira publike në një terren për eksperimentim, ndërveprim dhe sfidim të normave.
Roli i artistit sot – Si të pozicionohesh si artist në një shoqëri komplekse, pa kompromise ndaj thelbit të qëndrimit tënd.
Të kuptuarit e ironisë jo si shmangie nga serioziteti, por si formë reflektimi dhe përballjeje me absurditetin shoqëror.
– Workshop nga Fatmir Mustafa Karllo dhe Beni Cufi, me datë 7 Korrik 2025, në ora 12:00 nisja nga Kampusi i UBT në Lipjan për në Prishtinë:
– Për të interesuarit në art, vizatim, pikturë, fotografi, dizajn, arkitekturë, sociologji, urbanistikë apo media vizuale;
– Që kanë dëshirë të eksplorojnë qytetin ndryshe nga rutina e zakonshme;
– Që dëshirojnë të punojnë në mënyrë bashkëpunuese me artistë dhe studentë të tjerë, dhe
– I shohin parregullsitë si një mundësi për krijim dhe shprehje.
Informacione praktike:
![]() |
Biografi: Albert Allgaier jeton dhe punon në Vjenë, Austri. Së bashku me Lena SiederSemlitsch ai boton libra si B*ks Verlag. Ai do të kurojë BregenzBiennale2026 nën moton “Muzika është forca shëruese e universit, kështu që ndoshta do ta ndihmojë sadopak Bregenzin”. Ekspozita të zgjedhura: Clever Title, Smart People – :DDD Kunsthouse, Yerevan (2023) with Lena Sieder-Semlitsch,Try to imagine all the Ideas you never had – Galerie Lisi Hämmerle, Bregenz (2017), Just a Sticker on a Window – Lust Gallery, Vienna (2013), Laughing with you, not at you – Rua do Sol, Porto (2015), I would rather have a sandwich – Tars Gallery, Bangkok (2019), me José Oliveira. Alberti përfaqësohet nga Galeria Edmund Felson, Berlin. |
![]() |
Biografi: Fatmir Mustafa Karllo jeton dhe punon në Prishtinë, Kosovë. Karllo përfundoi studimet e tij për art në Prishtinë, 2004. Në vitin 2010, Karllo u zhvendos në Finlandë, ku punoi si artist i pavarur dhe u diplomua në Universitetin e Arteve të Bukura të Helsinkit në vitin 2018 me temën e masterit “Refuzimet”. Performancat, instalacionet dhe veprat e tij vizuale janë prezantuar në ekspozita të ndryshme solo dhe grupore në Prishtinë, Helsinki, Bruksel, Milano, Zagreb, Shkup, Nju Jork. Në vitin 2019 ka filluar ligjërimin në Kolegjin UBT në Prishtinë. Në vitin 2020, ai inicoi projektin e tij “On Top Residency” në një kodër panoramike afër fshatit Butoc, duke ndërtuar një “galeri pa mure” në një peizazh të ekspozuar me pamje nga Prishtina. Ai gjithashtu themeloi institutin për Art dhe Kulturë Epifani, në vitin 2022. |
![]() |
Biografi: Beni Cufi Fotograf i publikuar ndërkombëtarisht, me mbi 56 publikime në revista prestigjioze të fotografisë dhe artit vizual. Në qendër të punës së tij qëndron njeriu – emocioni, heshtja, dhe ndriçimi si formë rrëfimi. Me një qasje që ndërthur tekniken me ndjeshmërinë estetike, ai dokumenton dhe interpreton realitetin përmes imazhit. Aktualisht është profesor në UBT – Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Kosovë, ku udhëzon gjeneratën e re të artistëve vizualë. Veprat e tij janë ekspozuar dhe botuar në platforma ndërkombëtare, duke reflektuar një vizion të thellë dhe një gjuhë vizuale unike që tejkalon kufijtë kulturorë. |