Koha: 16-17 korrik
Në kuadër të UBT GLOBAL FEST 2025, më 16-17 korrik, Qendra e Karrierës në UBT organizon Akademinë Verore të Karrierës, një program dy-ditor që synon zhvillimin dhe përforcimin e shkathtësive të buta dhe profesionalizmit të studentëve dhe të rinjve. Ky aktivitet përfshin ligjërata tematike nga përfaqësues të ndryshëm të industrisë, trajnime praktike dhe aktivitete interaktive, të cilat ofrojnë njohuri të thelluara mbi kërkesat dhe trendet e tregut të punës. Pjesëmarrësit kanë mundësi të ndërtimit të rrjeteve profesionale dhe të aksesimit të mundësive konkrete të punësimit në kompanitë më të njohura në vend.
Qëllimi i Akademisë Verore të Karrierës
Qëllimi kryesor i Akademisë është të përgatisë të rinjtë me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës. Programi thekson rëndësinë e zhvillimit të shkathtësive të komunikimit, punës në ekip, menaxhimit të kohës dhe vetëdijes profesionale. Gjithashtu, synon të krijojë një platformë bashkëpunimi midis studentëve dhe sektorit public dhe privat, duke lehtësuar lidhjen me mundësitë reale të karrierës dhe duke inkurajuar zhvillimin e vazhdueshëm profesional.
Grupet e synuara:
Studentët e nivelit Bachelor