Koha: 08 - 10 Korrik 2026
Hyrje – Përmbledhje
Objektivi i kësaj shkolle verore është të ofrojë njohuri, informata dhe përvoja praktike në fushat e digjitalizimit, menaxhimit agjil të projekteve, zbatimit të teknologjisë së informacionit në mësimdhënie, përdorimit të Inteligjencës Artificiale, si dhe ndikimit të teknologjive bashkëkohore në tregun e punës dhe profesionet e së ardhmes.
Programi do të fokusohet në zhvillimin e kompetencave profesionale të pjesëmarrësve, duke trajtuar tema të rëndësishme për arsimin bashkëkohor, transformimin digjital, përdorimin e mjeteve digjitale në procesin mësimor dhe aplikimin e qasjeve moderne në menaxhimin e projekteve dhe zhvillimin profesional.
Në kuadër të kësaj shkolle verore do të përfshihet edhe një komponentë e veçantë akademike në bashkëpunim me:
Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Fakulteti i Shkencave Humane
Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë
në bashkëpunim me
UBT – Universiteti për Biznes dhe Teknologji
Prishtinë, Kosovë
Kjo komponentë do të trajtojë temën:
“Kultura Shqipe dhe Teknologjia Bashkëkohore në Mësimdhënie”
Në këtë pjesë të programit do të diskutohen aspektet që lidhen me kulturën shqiptare, teknologjitë mediatike, mjetet digjitale dhe përdorimin e tyre në mësimdhënie. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me mënyrat se si teknologjia bashkëkohore dhe mediat digjitale mund të përdoren për të përmirësuar komunikimin, përmbajtjen mësimore, ndërveprimin me nxënësit dhe studentët, si dhe zhvillimin e metodave më kreative dhe efektive të mësimdhënies.
Po ashtu, gjatë shkollës verore do të diskutohet edhe për të ardhmen e tregut të punës dhe ndikimin që Inteligjenca Artificiale po ushtron në profesionet aktuale dhe të ardhshme. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet aftësive të reja që kërkohen nga të rinjtë, studentët, mësimdhënësit dhe profesionistët në një ekonomi gjithnjë e më digjitale.
Në kuadër të këtij programi do të prezantohet edhe UBT Start-Up School 2026, përmes programit Start-Up Builder, i krijuar për studentët, të rinjtë dhe të gjithë ata që kanë një ide biznesi dhe dëshirojnë ta shndërrojnë atë në një projekt të suksesshëm.
Temat Kryesore:
Rezultatet e të nxënit:
Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Grupet e synuara:
Studentët e nivelit Bachelor, Master Students, stafi i UBT-së, Profesionistët etj etj.