TITULLI: Transformimi i sistemeve agro ushqimore përmes shkencës dhe inovacionit

Koha: 07 - 08 Korrik 2026

Akademia Verore ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive të studentëve dhe profesionistëve të rinj në fushat e bujqësisë, shkencave ushqimore dhe mjedisit.

Përmes ligjëratave tematike, diskutimeve të hapura dhe punëtorive praktike të udhëhequra nga akademikë, ekspertë të industrisë dhe partnerë institucionalë, pjesëmarrësit do të angazhohen në krijimin e zgjidhjeve bashkëkohore për prodhim, përpunim dhe konsum më të qëndrueshëm të ushqimit.

Programi krijon një hapësirë bashkëpunimi ku teoria dhe praktika lidhen ngushtë, duke mundësuar analizimin e sistemeve ekzistuese dhe identifikimin e mundësive për zhvillim dhe inovacion në sektor.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Njohin dhe analizojnë zhvillimet më të reja në teknologjinë ushqimore dhe bujqësi
  • Vlerësojnë aspektet e sigurisë ushqimore dhe qëndrueshmërisë në zinxhirin agro-ushqimor
  • Kuptojnë ndërveprimin mes prodhimit primar dhe përpunimit ushqimor
  • Identifikojnë sfidat kryesore të sektorit dhe qasjet për adresimin e tyre
  • Kuptojnë rolin e digjitalizimit dhe teknologjive të reja në bujqësi dhe ushqim
  • Zhvillojnë aftësi për planifikim dhe menaxhim të projekteve në sektorin agro-ushqimor
  • Forcojnë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin me ekspertë dhe institucione relevante

 

Grupet e synuara:

Studentët e nivelit Bachelor dhe Master