TITLE: HIGJIENA MENDORE DHE NDËRGJEGJËSIMI

Punëtoria do t’i kushtohet të gjithë pjesëmarrësve (studentëve) të të gjitha akademive verore dhe do të zgjasë 3 orë. Punëtoria mund të ndiqet nga rreth 20-25 pjesëmarrës. Në rast se mund të ketë një numër të lartë të palëve të interesuara, punëtoria do të përsëritet në grupe të ndryshme për të përmbushur kërkesat e të gjitha palëve të interesuara.

Punëtoria do t’u sigurojë pjesëmarrësve njohuri në lidhje me shkaqet kryesore të stresit dhe shqetësimeve të tjera psikologjike në lidhje me jetën e tyre të përditshme dhe përballimin e vështirësive dhe sfidave. Pjesëmarrësit do të mësojnë më shumë rreth konceptit të Higjienës Mendore dhe do të fitojnë aftësitë themelore për të praktikuar aktivitete të rregullta për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e saj. Përmes ushtrimeve të teknikave të relaksimit dhe Mindfulness, pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi të reja për të menaxhuar dhe kapërcyer në mënyrë më efektive situatat që mund t’ju shkaktojnë shqetësime psikologjike dhe vuajtje shpirtërore.

Të gjithë studentët (pjesëmarrësit) e të gjitha akademive verore në Global UBT Fest inkurajohen të aplikojnë.