Time: 18 - 22 July
Qëllimi i Akademisë së Karrierës në UBT është t’u mundësojë studentëve vendas dhe ndërkombëtarë të pasurojnë aftësitë e tyre zhvillimore, kryesisht ato të buta, si pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Qendra e Karrierës në UBT. Ky kurs do të mbulojë një gamë të gjerë aktivitetesh të përfshira në trajnime jo akademike për studentët e interesuar për të përmirësuar aftësitë e tyre të buta dhe aftësitë e punësimit. Akademia e Karrierës do të fokusohet kryesisht në planin e zhvillimit të karrierës:
Akademia e Karrierës e UBT-së do të organizohet për herë të 8-të me qëllim që të bashkojë trajnerë ndërkombëtarë dhe vendorë si dhe studentë nga vende të ndryshme. Është një vlerë e madhe të jesh pjesë e një mjedisi të tillë ndërkombëtar dhe të takosh njerëz nga vende të ndryshme.
Në fund të kursit studentët do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.
MENYRA E APLIKIMIT
Për të aplikuar për Akademinë e Karrierës në UBT, ju lutemi paraqisni dokumentet e mëposhtme:
TARGET GRUPI
Studentë të UBT-së (Bachelor, Master), si dhe studentë ndërkombëtarë nga vendet e Ballkanit dhe më gjerë.
SHTRIRJA E POGRAMIT
Akademia e Karrierës në UBT ka për synim t’u mundësojë studentëve vendas dhe ndërkombëtarë të pasurojnë aftësitë e tyre zhvillimore, kryesisht shkathtësitë e buta dhe aftësitë e punësimit, aktivitete të cilat janë pjesë e Qendrës së Karrierës në UBT. Ky kurs do të mbulojë një sërë aktivitetesh si pjesë e trajnimeve jo akademike për studentët e interesuar për të rritur aftësitë e tyre të punësimit.
PROCESI DHE KRITERET E KUALIFIKIMIT TË MUNDËSISË
Pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikata Pjesëmarrjeje në fund të programit. Certifikatat do të përmbajnë 2 ECTS dhe janë kredite të transferueshme për lëndën Shkrimi Akademik, Orientimi i Karrierës dhe Prezantimet Publike, etj.