Global UBT Fest është një pjesë integrale e  UBT-së. Mijëra njerëz bëhen pjesë e ligjeratave të zhvilluara nga Akademitë Verore dhe poashtu marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të tilla si forume, samite, gara, punëtori,  dhe ngjarje të tjera. Akademitë Verore organizohen nga po ato Fakultete që ofrojnë mësim gjatë vitit akademik në UBT.

Global UBT Fest është krijuar për të përmbushur nevojat e studentëve, mësimdhënësve/profesorëve në të gjithë botën dhe individëve të cilët kërkojnë mundësi të ngritjes personale dhe profesionale  në disiplina të ndryshme. Studentët nga UBT dhe nga institucione të tjera mund të përfitojnë nga Global UBT Fest duke përmisuar njohuritë e tyre paraprake ose fitojnë njohuri të reja në zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm. Ata që nuk dëshirojnë të ndjekin Akademitë Verore por të marrin pjesë vetëm në aktivitete të tjera, për qëllime të përgjithshme, janë gjithashtu të mirëpritur të marrin pjesë.

Kreditë (ECTS-të) e fituara në Akademitë Verore mund të ekuivalentohen dhe të njihen në UBT ose universitete të tjera, nëse ndiqen rregullat dhe plotësohen të gjitha kushtet.

Provojeni këtë përvojë tani dhe bëhuni pjesë e Festivalit tonë Akademik 2022!