TITLE: Profesionistët shëndetësorë para, gjatë dhe pas pandemisë COVID 19

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën janë përgjigjur kërkesave për trajtimin e pacientëve COVID-19, potencialisht me kosto të konsiderueshme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Gjatë kësaj perudhe gjithashtu është vënë në rritje në pah ndikimi i COVID-19 edhe në shëndetin mendor te punëtorët e vijës së parë dhe thirrjet për të ofruar mbështetje psikosociale për ta. Për më tepër nevoja për diagnostifikim dhe puna ekipore ka qenë jo vetëm sfidë për punonjësit shendetësorë. Sidoqoftë, deri më tani i është kushtuar pak vëmendje të kuptuarit të ndikimit të punës në një pandemi nga këndvështrimi i vetë punonjësve të kujdesit shëndetësor ose se cilat janë pikëpamjet e tyre për mbështetjen. Përvojat e punonjësve të kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 nuk janë të paprecedentë; temat që dolën nga pandemitë dhe epidemitë e mëparshme kanë jashtëzakonisht rezonuese me atë që po dëgjojmë për ndikimin e COVID-19 në mbarë botën sot.

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Të analizojnë kërkesat shëndetësore dhe psikosociale të pacientëve (dhe familjeve të tyre) të cilët kërkojnë kujdes emergjent në kushte të jashtëzakonshme
  • Të zbatonjnë njohuritë relevante në situatat e praktikave klinike brenda mjediseve të kujdesit kritik.
  • Të shqyrtonjnë ndikimin e ambienteve të kujdesit kritik tek pacientët dhe familjet e tyre dhe strategjitë që infermierët mund të zbatojnë për të minimizuar veprimet  e tilla.
  • Të diskutojn rëndësinë e komunikimit efektiv, punës ekipore dhe vlerësimin në kohë të pacientëve dhe përshkallëzimin për rezultate optimale të pacientëve.

Grupet e synuara:

Studentët e Fakultetetev të Shkencave Mjeksore Teknike dhe profesorët dhe ligjerues të tjerë.